“Brokokoli është e vetmja perime që ju nevojitet për shëndet të mirë”

352

- Advertisement -

Herën tjetër që dëshironi ta bëni një smoothie me perime, lirisht mund t’i lini anash dhe t’i jepni përparësi bronkolit.

Sipas Dr. Rangan Chatterjee, autor i librit ‘The Four Pillar Plan’ dhe korrespodent i programit të BBC-së, ‘Doctor in the House’, brokoli është jetë-shpëtues, transmeton Telegrafi.

Përfitimet e konsumimit të brokolit janë të shumta, duke filluar nga lukthi, zorrët e vogla e përgjatë tërë organizmit.

Sipas tij, brokoli e forcon tej mase sistemin e imunitetit, bakteren e mirë të lukthit, sistemin tretës, por edhe funksionin e trurit dhe disponimin.

Sidoqoftë, ju duhet të siguroheni se jeni duke e përgatitur brokolin në mënyrën më efikase për t’i gëzuar efektet maksimale – që do të thotë se nuk duhet ta fërgoni atë, por ta vloni ose ta hani ashtu siç është. /Telegrafi/

Leave A Reply

Your email address will not be published.