Në Ulqin fillojnë inçizimet e skenave të serialit kriminalistik

Në Ulqin këto ditë ka filluar inçizimi i një seriali kriminalistik , produksion anglez në bashkëpunim me kompani të filmit nga pothuajse të gjitha vendet e ish Jugosllavisë. Deri tani nuk dihet shumë rreth temës së serialit, përveç asaj se lidhjet ndërmjet strukturave kriminale të Ballkanit gjatë kësaj periudhe do të zënë një vend të rëndësishëm në gjithë ngjarjen.

Aktorët në serial janë nga të gjitha anët e ish Jugosllavisë, ku spikasin aktori i njohur shqiptar Arben Bajraktari dhe Mensur Safqiu nga “Stupcat”. Pjesë e projektit është edhe kompania e aktorit të njohur Mima Karaxhiq, i njohur në Ulqin me filmin “Perla e Bunës”.

SOURCE: TV TEUTSA

    Leave Your Comment

    Your email address will not be published.*