Rezidenca sekrete që dikur ishte një vilë e shtrenjtë presidenciale – këtu dikur pushonte Tito, dhe kështu duket sot (Foto/Video)

Dikur një ndërtesë madhështore, sot është një ndërtesë e shkatërruar. Miliona turistë që vizitojnë liqenet e Plitvicës gjatë vitit nuk e dinë se në pjesën e fshehtë të parkut është një nga rezidencat simbol të Titos.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, edhe pse në kohën e ndërtimit, kjo vilë ishte rezidenca më e shtrenjtë presidenciale në vend, sot ajo është vetëm rrënoja, që i ngjan kohëve të lashta.

Siç thuhet më tej, pas Luftës së Dytë Botërore vilën e gjendur në Kroaci e kanë ndërtuar të burgosurit politikë nga Gradiska, Lepoglava, Mitrovicë dhe Goli Otok.

Brendësia e vilës ishte mbresëlënëse. Ajo kishte poseduar bilardo, pishinë shtëpie, kinema, dhomë takimesh dhe dhoma për pushim ditor.

E ndodhur në një pyll të dendur, ku ajo është e fshehur edhe nga aeroplanët, vila ka një tunel 80 metra të gjatë, i cili është ndërtuar si një dalje sekrete nga ndërtesa.

Ndërsa, siç shtohet më tej, në krahun e djathtë të vilës kishte rreth njëzet apartamente të destinuara për zyrtarë të lartë.

Në katin e parë kishte rreth dhjetë zyra të ndërlidhura, dhe vila gjithashtu kishte një sistem të mbyllur të ngrohjes qendrore.

Ndërsa ajo ishte në “ditët më të mira”, aty erdhën politikanë, miq dhe mysafirë të elitës për t’u takuar me Titon.

Bisedat sekrete u mbajtën në sallat e takimeve, dhe pas kësaj ata do të pushonin me uiski dhe puro.

Shkëlqimi i kohëve të kaluara janë zhdukur sot e sipërfaqja prej 6000 metra katror sot vetëm të kujton vilën madhështore.

    Leave Your Comment

    Your email address will not be published.*