Drejtuesit e Barçës e pranojnë se Umtiti mund të largohet

Drejtorët e Barcelonës pranojnë se mbrojtësi francez, Samuel Umtiti, mund të largohet këtë verë.

Umtiti ka një klauzolë blerje prej 60 milionë eurosh në marrëveshjen e tij të tanishme dhe po refuzon të marrë në konsideratë përpjekjet e Barçës për të trefishuar pagën e tij.

Kështu, drejtorët e Barcelonës e dinë se ata tani po përballen seriozisht me humbjen e shërbimeve të Umtitit gjatë verës.

Manchester Unitedi dhe Real Madridi janë të dyja në kontakt me përfaqësuesit e Umtitit.

Umtiti është njëri ndër mbrojtësit më të mirë në qarkullim (Getty Images)

Këto dy skuadra të mëdha evropiane janë të gatshme gjithashtu të përmbushin klauzolën e blerjes së tij.

Një drejtor i paidentifikuar i Barcelonës pranoi për gazetën L’Equipe se francezi nëse dëshiron të largohet mund të ndodh, por vullneti është të qëndroj.

“Nëse Umtiti dëshiron të largohet, ai do ta bëjë atë dhe ne do të duhet ta pranojmë atë”.

“Samu do të qëndrojë, është vullneti i tij dhe yni, ne do të gjejmë një zgjidhje që do t’i kënaqë të gjithë”, ka thënë drejtuesi anonim i Barçës. /Telegrafi/

    Leave Your Comment

    Your email address will not be published.*