Ambasadori i Francës trondit me deklaratat kundër ligjit për gjuhët

Ambasori i Francës, Kristijan Timonie ka dhënë një deklaratë të çuditshme pas miratimit të Ligjit për gjuhët në Parlamentin e Maqedonisë.

Ai është shprehur se, mungesa e një konsensusi më të gjëra dhe mënyra se si u sjell ky ligj mund të rrezikojë rekomandimin e pakusht për bisedimet për anëtarësim në BE.

Deklarata e një përfaqësuesit të shtetit më demokratik në botë, vend që respekton lirinë, demokracinë, dinjitetin njerëzor dhe diversitetet i sheh si pasuri, duket shumë absurde.

“Dje ishte ditë dëshpëruese pasi kemi parë veprime për të cilat kemi menduar se ua kemi kthyer shpinën. Pasi nuk ka pasur konsensus minimal për procedurën për sjelljen e ligjit si dhe nuk kishte diskutim të civilizuar për tema që prekin qytetarët. Nuk më takon mua të gjykoj, por pamjet që pamë nuk i takojnë kuvendit të një vendi evropian. “- është shprehur ndër të tjera diplomati francez për SDK.

Ambasadori francez në Maqedoni edhe më parë ka kundërshtuar sjelljen e ligjit të gjuhës shqipe në procedurë të shpejtë, pasi që sipas tij ky ligj nuk është i rëndësishëm për integrimin e vendit në BE dhe NATO.

Për dallim nga ai, të gjitha shtetet tjera europiane perendimore kanë përkrahur sjelljen e këtij ligji, ndërsa në anën e atyre që kanë kundërshtua ate, ishin vendet e “bllokut lindor” në krye me Rusinë, duke i dhënë kështu përkrahje të drejtëpërdrehtë politikave nacionaliste të Nikolla Gruevskit dhe VMRO-DPMNE-së.(INA)

    Leave Your Comment

    Your email address will not be published.*